Thiago: “Përvoja që kam pasur te Liverpool është trofeu im për këtë vit

Futboll

Thiago: “Përvoja që kam pasur te Liverpool është trofeu im për këtë vit

Më: 21 maj 2021 Në ora: 23:20
Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara ka deklaruar se përvoja që ka marrë te Liverpool është shumë e vlefshme për të.

Ish mesfushori i Bayern Munichut u transferua verën e kaluar te ekipi i Jurgen Klopp për 30 milionë funte.

Alcantara ka fituar shumë trofe me ekipe si Bayern Munich dhe Barcelona, por në vitin e tij të parë me Liverpoolin ai nuk ka arritur të sigurojë një trofe me “The Reds”, megjithatë ai thotë se trofe për të këtë vit është eksperienca e fituar te klubi i Liverpoolit.

“Përvoja që kam pasur këtu është trofeu im për këtë vit. Të bashkohem me këtë ekip, të stërvitem me këta lojtarë çdo ditë, të jem pjesë në këtë kampionat, të vizitojmë shumë stadiume të reja dhe të luajmë kundër ekipeve të mëdha, kjo është një ndjenjë e veçantë”, tha Thiago për Sky Sport.

Alcantara këtë edicion është paraqitur në 23 duele për Liverpoolin dhe ka gjetur golin një herë me ekipin e Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat