Tuchel: Werner do të bëhet më i mirë sezonin e ri

Futboll

Tuchel: Werner do të bëhet më i mirë sezonin e ri

Më: 22 maj 2021 Në ora: 00:50
Timo Werner

Thomas Tuchel beson që Timo Werner do të jetë lojtar më i mirë për Chelsean sezonin e ri dhe beson që tifozët do të kënaqen me kontributin e tij, pasi që ata u kthyen në tribuna

Werner po e përfundon një vit jo konsistent të debutimit të tij në Premier Ligë, por Tuchel është i lumtur me progresin e gjermanit dhe pret nga ai që të përmirësohet më shumë.

“Shpresoj që ai të jetë aty të dielën. Kjo është ajo që ne shpresojmë. Ai është ende i ri dhe mund të përmirësohet. Kjo është ajo që kërkojmë nga ai javë pas jave”, ka thënë Tuchel kur është pyetur se a mund të presin versionin më të mirë të sulmuesit tifozët e Chelsea.

“Kur ai ka kohë, reflekton, pushon, kur ka kohë për pushime-qetësohet edhe mentalisht, por jam i sigurt se do të jetë tjetër sezonin e ri. Ai nuk është i ri më, ai e njeh ambientin, çfarë e pret, shokët e tij, çfarë mund të bëjë ndeshjen e parë dhe si të adaptohet. Kjo do ta ndihmojë. Në do të përpiqemi për ta shtyrë përpara tani sepse kemi nevojë për të”, tha trajneri.

“Mos harroni, shumë golashënues në Europë i ekzekutojnë penalltitë për skuadrën e tyre dhe kjo natyrisht bënë që ata të kenë gola më shumë për shkak të penalltive. Nëse ne do të shtonim penalltitë tek golat e tij, të gjithë do të ishin të kënaqur me vitin e parë të tij në këtë skuadër. Ai nuk ka shënuar nga penalltitë, nuk i ekzekuton ato. Duhet ta marrim në konsideratë këtë”.

“Për momentin, siç kam thënë, jam shumë i lumtur që tifozët janë kthyer për shkak se ata do të shohin përpjekjet tona vazhdimisht. Është më lehtë që të kritikosh dhe gjykosh një lojtarë kur nuk jeni në stadium. Kur jeni aty, afër këtyre djemve, ju shikoni përpjekjet e tyre në fushë, atëherë jeni më relativë”, ka thënë Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat