Higuain: Dëshira ime është ajo që të ndihmoj skuadrën

Futboll

Higuain: Dëshira ime është ajo që të ndihmoj skuadrën

Më: 22 maj 2021 Në ora: 18:23
Higuain: Dëshira ime është ajo që të ndihmoj skuadrën

Gonzalo Higuain ka kujtuar zbarkimin e tij në Europë te Real Madrid.

“Kur kam shkuar te Real Madrid sapo kisha mbushur 19 vjeç dhe donin të më dërgonin te skuadra e dytë”, ka thënë Pipita për faqen zyrtare të MLS.

“Por pas disa stërvitjesh, Capello më tha se do të qëndroja me ekipin e parë dhe debutova në Kupën e Mbretit kundër Betis. U bëra pjesë e një skuadre të mbushur me yje, përbindësha, e vërteta është se për mua ka qenë një dhuratë”, ka shtuar Higuain.

Nga e kaluara tek e tashmja me Inter Miami:

“Dëshira ime është ajo që të ndihmoj skuadrën që të bëhet pjesë e historisë së kampionatit. Duam të fitojmë menjëherë, në vitin e dytë të jetës. Kjo ka qenë një nga arsyet që më ka shtyrë të vija këtu, dua të  bëhem pjesë e historisë së këtij klubi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat