Uku jep dorëheqjen nga drejtimi i Dinamos

Futboll

Uku jep dorëheqjen nga drejtimi i Dinamos

Më: 22 maj 2021 Në ora: 19:27
Uku jep dorëheqjen nga drejtimi i Dinamos

Trajneri Olsi Uku ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Dinamos, pas humbjes në finale me Egnatian.

Ka qenë vetë trajner, i cili e ka konfirmuar këtë për “Panorama Sport”.

Uku mori drejtimin e Dinamos në muajin mars dhe ia doli të arrijë objektivin e skuadrës kryeqytetase, duke siguruar ngjitjen në Kategorinë Superiore.

Megjithatë humbja në finale duket se nuk ka lënë një shije të mirë te trajneri, i cili ka paraqitur dorëheqjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat