Gullit: City i ka dhënë mundësin Foden dhe ai ka treguar se është i jashtëzakonshëm

Futboll

Gullit: City i ka dhënë mundësin Foden dhe ai ka treguar se është i jashtëzakonshëm

Më: 22 maj 2021 Në ora: 22:57
Gullit: City i ka dhënë mundësin Foden dhe ai ka treguar se është i jashtëzakonshëm

Phil Foden ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, duke u transformuar në një makinë perfekte nën drejtimin e Pep Guardiola.

Fantazisti anglez ka marrë edhe komplimentat e një legjende si Ruud Gullit, i cili e ka vënë në një nivel me Leo Messi-n.

“Më parë, në Angli zgjidheshin vetëm lojtarët e mëdhenj dhe të fortë, por tani mendoj se skuadrat u besojnë më shumë atyre të vegjëlve, të shkathët dhe taknike”, ka thënë holandezi.

“City i ka dhënë mundësin Foden dhe ai ka treguar se është i jashtëzakonshëm, është në një kategori me Messi-n. Nuk është saktësisht si Messi, askush nuk është, por e kujton shumë me gjatësinë dhe shpejtësinë”, ka shtuar Gullit.

“Është një lojtar i mrekullueshëm dhe më pëlqen ta shikoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat