Solskjaer pa frena: Nuk i shkon United vendi i dytë, jemi ambiciozë

Futboll

Solskjaer pa frena: Nuk i shkon United vendi i dytë, jemi ambiciozë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 11:07
Ole Gunnar Solskjaer

Sot zhvillohet java e fundit e Premier League, teksa Manchester United luan në fushën e Wolves.

Vendi i dytë nuk rrezikohet nga askush, por Ole Gunnar Solskjaer nuk kënaqet dhe paralajmëron kampionët dhe armiqtë e Manchester City për sezonin e ardhshëm.

“Nuk ndodhemi në pozicionin ku duam. Kemi ambicie të ngjitemi një pozicion më lart në renditje. Jemi përmirësuar vazhdimisht. Vjet u renditëm në vend të tretë, këtë sezon të dytët dhe me shumë pikë më shumë se vjet.

Jam shumë i kënaqur, skuadra ka zhvilluar një punë të jashtëzakonshme“, deklaroi trajneri norvegjez i “Djajve të Kuq”, që më 26 maj luajnë finalen e Europa League kundër spanjollëve të Villareal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat