“Plisat” presin sukses nga Prishtina edhe në Evropë

Futboll

“Plisat” presin sukses nga Prishtina edhe në Evropë

Më: 23 maj 2021 Në ora: 21:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Klubi i futbollit Prishtina e ka festuar titullin kampion të Superligës së Kosovës bashkë me grupin e tifozëve “Plisat”dhe me qytetarët në sheshin “Nënë Tereza”.

Një numër i madh tifozëve ishin të pranishëm të cilët e shoqëruan klubin me këngët e tyre tradiconale, raporton KosovaPress.

Tifozët që po festonin titullin në shesh u shprehën optimist se klubi I tyre u zemrës do të ketë sukses edhe në arenën ndërkombëtare.

Denisi, tha për KosovaPress se ka ardhur nga Shkupi për t’u bërë pjesë e kësaj feste dhe ndihet shumë i lumtur me këtë titull dhe pret që skuadra të paraqitet mirë edhe në garat evropiane.

|Unë personalisht e kam përjetuar goxha mirë. Kemi qenë edhe të revoltuar sepse ka qenë diferenca e madhe, minus 14 pikë kemi qenë me Ballkanin por në fund përfundoi gjithçka mirë edhe shpresojë që të mos kemi nevojë prapë edhe tetë vitet e ardhshme për t’u shpallur kampion… Ne jemi tifozë të Prishtinës edhe nuk merremi shumë me të tjerët. Ka shumë ekipe që na kanë përcjellur, njëherë ka qenë Drita pastaj Ballkani…por sidoqoftë ne jemi të lidhur me Prishtinën pavarësisht kundërshtarit…Pa dyshim që pres edhe në Evropë do të kemi rezultate të mira.”, tha ai.

Edhe dy tifozë të tjerë të rinjë që ishin të pranishëm në këtë festë u shprehën shumë të lumtur me titullin e fituar nga Prishtina dhe presin një sukses të madh edhe në Ligën e Kampionëve nga kjo skuadër.

“Është ndjenjë shumë e mirë, është tituli I 11-të I Prishtinës. E kemi pritur shumë moti edhe tashme jemi duke e festuar presim që të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve”, u shprehën ata.

Ndërsa tifozi tjetër Fatmir Ramadani deklaroi për KosovaPress se Prishtina me këtë skuadër do të ketë sukses edhe në garat evropiane dhe se me meritë është kualifikuar atje.

“Ndjenja siç i kam pasur viteve të 81-ta, 82-ta, 83-ta, tani ndjenjat I ndjejë me emocione shumë të forta…për tetë vite Prishtina nuk ka qenë kampion, e merituam dhe u bëmë kampion të Kosovës. I falenderojë të gjithë prishtinasve, i falenderojë të gjithë Kosovës, diasporës anë e mbanë që e përkrahin qytetin tonë të Republikës së Kosovës, kryeqytetin, njëherë përnjëherë Prishtinën. Loja ka qenë fer korrekt, më I miri fitoi….Mendojë që do të kemi një sukses por jo një sukses shumë të madh, por kryesorja le ta di Evropa, le ta di UEFA, që ne e meritojmë të shkojmë më tutje, të na thërret UEFA që të shkojmë ne më tutje si qytet I Prishtinës.”, deklaroi ai.

Ky iste tituli I 11-të për Prishtinën dhe erdhi pas tetë viteve pritjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat