Po pret Realin

Futboll

Po pret Realin

Më: 25 maj 2021 Në ora: 15:14
Po pret Realin

E ardhmja e Massimiliano Allegri mbetet një temë shumë e nxehtë në këto orë. Me kampionatet kombëtare tashmë të mbaruara, fati i teknikut livornez do të duhet të vendoset së shpejti.

Duke përshkruar se cili mund të jetë klubi i tij i ardhshëm, Giovanni Galeone, trajneri dhe mentori i Allegrit, foli për “Radio Kiss Kiss”: 

Nuk e di nëse Allegri do të jetë trajneri i Napolit sezonin tjetër. Gjëja e sigurt është që, nëse ka shansin të shkojë te Real Madridi, me siguri do të niset për atje. Nëse nuk shkon në Spanjë, atëherë do t’i bashkohet Napolit”.

Lidhur me mundësinë e zëvendësimit të Gattuso, shtoi: “Ai është kontaktuar disa herë nga De Laurentiis, edhe nëse me kualifikimin në Ligën e Kampionëve do të kishte qenë diçka tjetër.

Allegri iu tha miqve të mi nga Pescara se do të vendosë javën e ardhshme. Nëse Max arrin te Napoli, klubi gjithashtu duhet të të forcohet si organikë, edhe pse jo shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat