Milani do ta ‘blindojë’ Maignan, zbulohen detaje të kontratës

Futboll

Milani do ta ‘blindojë’ Maignan, zbulohen detaje të kontratës

Më: 25 maj 2021 Në ora: 20:18
Mike Maignan

Milani pritet që t'i ofrojë portierit të Lille, Mike Maignan, një ofertë 5 vjeçare me vlerë 2.5 milionë euro në sezon.

MilanNews ka raportuar gjatë ditës së sotme se Maignan veçse ka përfunduar testet mjekësore dhe shumë shpejt pritet të nënshkruajë kontratën e tij me Rossonerët.

Nga vlera 2.5 milionë në sezon, ajo mund të kapë shifrën 3 milionë pasi do të ketë disa bonuse për portierin.

25 vjeçari u bashkua me Lille në gusht të vitit 2015 dhe ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë të Lillë, kur kjo e fundit është shpallur edhe kampione e Ligue 1 këtë sezon.

Portieri mbajti 21 herë portën e paprekur në Ligue 1 gjatë sezonit 2020-21, duke ndihmuar klubin t’i jepte fund dominimit të Paris Saint-Germain në elitën e futbollit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat