E ardhmja e Ronaldos në udhëkryq, portugezi pret Juven për të marrë vendimin

Futboll

E ardhmja e Ronaldos në udhëkryq, portugezi pret Juven për të marrë vendimin

Më: 27 maj 2021 Në ora: 00:43
Cristiano Ronaldo

Juventusi mundi të kualifikohet në Champions League këtë sezon dhe shpëtoi një sezon që në fakt nisi dhe përfundoi jo në mënyrën e duhur.

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë njeriu më i përfolur për të ardhmen e tij. Portugezit i skadon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm. por shumë flasin se ai do largohet këtë verë.

Në fakt dyshimet janë ende, edhe pse Juve do luajë në Champions. Nga Italia gazetari Fabrizio Romano sqaron situatën. Ai raporton se Ronaldo po pret të njihet me projektin e ri të Juventusit, pas ikjes së Fabio Paraticit.

I njëjti burim raporton se fakti që Juve u kualifikua në Champions League, shton shanset që Ronaldo të qëndrojë sezonin e ardhshëm te Juve, për të nisur më pas një aventurë të re, ndoshta e fundit në karrierë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat