Braçe nuk e njeh Teutën si fituese të Superiores

Futboll

Braçe nuk e njeh Teutën si fituese të Superiores

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:12
Braçe nuk e njeh Teutën si fituese të Superiores

Braçe nuk e njeh Teutën si fituese të Superiores: Urime, por në letra! Në fushë fitoi vetëm Partizani!

Erion Braçe ka vazhduar me reagimet e tij sa i përket futbollit duke zgjedhur që të postojë sërish në “Instagram” pas përfundimit të Superiores.

Teuta është shpallur si kampione e sezonit 2020-2021, por sipas Braçes do të njihet vetëm në letër, pasi fituesi i fushës është Partizani.

Baza e historisë është fitorja e arritur nga të kuqtë ndaj Teutës në shifrat 0-1, atje ku ekipi durrsak pa titullin që t’i largohej nga duart. E në këtë moment do të vinte asisti i Vllaznisë që mposhti Partizani dhe riktheu trofeun në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat