Vjen oferta e parë pa u shkarkuar ende, surpriza e Serie A synon Pirlon

Futboll

Vjen oferta e parë pa u shkarkuar ende, surpriza e Serie A synon Pirlon

Më: 27 maj 2021 Në ora: 19:52
Andrea Pirlo

Andrea Pirlo nuk do të jetë më trajner i Juventusit. Drejtuesit e bardhezinjve kanë marrë vendimin për të shkarkuar ish-mesfushorin e madh italian, vendin e të cilit do e zërë Max Allegri.

Gjithçka e kryer, vetëm zyrtarizimi mungon, teksa për Allegrin bëhet fjalë për një rikthim në stolin e “Zonjës”.

Interesimi për Pirlon nuk mungon dhe oferta e parë ka ardhur menjëherë.

42-vjeçari, i cili zhvilloi sezonin e parë si trajner profesionit, pëlqehet shumë nga Sassuolo, që ishte shumë afër kualifikimit në Europa League. De Zerbi u largua te Shakhtar Donetsk.

Drejtuesit e Sassuolos duan të emërojnë trajnerin e ri sa më shpejt dhe i kanë ofruar një kontratë 2-vjeçare Andrea Pirlos. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat