Chelsea vë në shitje pesë lojtarë për të financuar blerjen e Romelu Lukakut

Futboll

Chelsea vë në shitje pesë lojtarë për të financuar blerjen e Romelu Lukakut

Më: 27 maj 2021 Në ora: 23:22
Chelsea vë në shitje pesë lojtarë për të financuar blerjen e Romelu Lukakut

Chelsea po kërkon ta rikthejë Romelu Lukakun në Stamford Bridge dhe për këtë është gati të shesë pesë lojtarë.

Sipas Daily Star, trajneri Thomas Tuchel e do me çdo kusht belgun në skuadrën e tij.

Lukaku ka kaluar tre vite me “Blutë e Lodrën” mes viteve 2010 dhe 2014, por ishte dhënë në huazim te WBA dhe Evertoni.

Image

Në anën tjetër Interit i duhet të shesë një nga yjet e mëdha për të rregulluar bilancet dhe duket se Lukaku është në krye të listës.

Chelsea synon të sigurojnë 93 milionë euro që duhen për të blerë belgun duke shitur pesë yje.

Në listën e transferimeve janë emra si Kepa Arrizabalaga, Callum Hudson-Odoi, Ross Barkley, Ruben Loftus-Cheek dhe Tammy Abraham.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat