Një gol në sekondat e fundit i pret ëndrrën Serie A Kastratit

Futboll

Një gol në sekondat e fundit i pret ëndrrën Serie A Kastratit

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:25
Një gol në sekondat e fundit i pret ëndrrën Serie A Kastratit

Finalja e play off-it mes Venezia-s dhe Cittadella-s ka përfunduar në barazim 1-1.

Një rezultat ky që i jep mundësinë skuadrës nga qyteti i famshëm i gondolave të kthet pas 19 viteve në Serie A.

Cittadella ishte duke udhëhequr me shifrat e ngushta 0-1 takimin dhe të gjithë prisnin që gjithçka të përcaktohej në shtesa, duke qenë se edhe përballja e parë përfundoi me po të njëjtat shifra.

Por pavarësisht se me 10 lojtarë në fushë, Venezia bën befasinë e madhe, teksa në sekondat e fundit Bocalon e dërgon topin pas shpinës së Elhan Kastratit. Ky gol në frymën e fundit i pret pëfundimisht ëndrrën portierit shqiptar për të qenë pjesë e Serie A me Cittadella-n sezonin e ardhshëm.

Zgjënjimi vihet re në fytyrat Kastratit dhe shokëve të tij të skuadrës, ndërsa në kampin kundërshtar nisin të festojnë si të çmendur menjëherë pas shënimit të golit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat