Ederson ushtron penalltitë para finales së nesërme, shndërron në gol 10 nga 11 tentimet e gjuajtura

Futboll

Ederson ushtron penalltitë para finales së nesërme, shndërron në gol 10 nga 11 tentimet e gjuajtura

Më: 28 maj 2021 Në ora: 23:00
Portieri i Manchester Cityt, Ederson

Portieri i Manchester Cityt, Ederson sot ka ushtruar gjuajtjen e penalltive në stërvitje para finales së nesërme.

City ka një përballje me Chelsean nesër, tre ditë pasi finalja e Europa League midis Manchester United dhe Villarreal u vendos nga një finale dramatike me 22-penallti.

Si e tillë, nuk është e pabesueshme që mund të shohim Ederson ose portierin e Chelseas, Edouard Mendy që ta vendosin fatin e fituesit të trofeut më të madh evropian.

Ederson në fillim të kësaj jave deklaroi se do të marrë penalltinë e pestë dhe siç duket e ka me gjithë mend këtë gjë.

27-vjeçari mori 11 penallti në trajnim dhe shndërroi në gol 10 prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat