Dilemat për të ardhmen

Futboll

Dilemat për të ardhmen

Më: 29 maj 2021 Në ora: 11:54
Dilemat për të ardhmen

Partizani e mbylli kampionatin me vetëm 1 pikë më pak se Teuta kampione, në një sezon ku “demat” luftuan deri në javën e fundit për t’u shpallur kampion të Shqipërisë dhe nuk i’a dolën mbi të gjitha për shkak të asaj humbjeje kundër Vllaznisë në “Air Albania”.

“Për të ardhmen do të diskutojmë shpejt”, tha trajneri Daja pas ndeshjes së fundit ndaj Bylisit, do të shohim se kush do të qëndrojë. Është vetëm starti merkatos dhe asgjë nuk është përcaktuar, por do të jetë një verë me lëvizje të rëndësishme tek “demat” dhe fillimisht vëmendja do të jetë në dalje.

Kështu Erald Çinari është në fund kontrate dhe do të largohet drejt Turqisë. Jasir Asani një nga më të mirët e sezonit së bashku me Çinarin është gjithashtu në fund kontrate dhe gjasat janë të mëdha që të nënshkruajë jashtë Shqipërisë.

Eneo Bitri e mbyll marrëveshjen me “demat” dhe për momentin nuk i është ofruar rinovimi, ndaj edhe beratasi ka një opsion për të shkuar jashtë Shqipërisë, teksa e njëjta situatë është edhe me Rron Brojën.

Në fund kontrate është edhe një nga liderët e kësaj skuadre, Egzon Belica. Strugani, pjesë e të kuqve nga Janari i 2018-ës, ende nuk ka vendosur se cila do të jetë e ardhja e tij. Ferhan Hasani është nën kontratë, por mungesa e aktivizimit e ka bërë që ta mendojë edhe largimin nga 16 herë kampionët pas vetëm disa muajsh përvoje me Partizanin.

Kampionati sapo ka përfunduar, por koha nuk është pa limite, pasi brenda 15 ditëve të para të qershorit “të kuqtë” do të nisin përgatitjet për pjesëmarrjen në Konferencë Ligë dhe koha nuk premton për formatimin apo riformatimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat