UEFA ndryshon Championsin

Futboll

UEFA ndryshon Championsin

Më: 29 maj 2021 Në ora: 11:57
UEFA ndryshon Championsin

UEFA është duke menduar seriozisht për ta ndryshuar formatin e Ligës së Kampionëve dhe për ta bërë atë më tërheqës për publikun.

Diçka e tillë, sigurisht që shkon paralelisht me idenë e Super Ligës, por kjo gjë është nën udhëheqjen e UEFA-s dhe organizmi më i lartë i futbollit në Europë kërkon që t’i bëjë vetë këto risi.

Lajmin e ka bërë të ditur “New York Times” dhe raporton se në zyrat e Nionit po planifikojnë që të ndryshojnë fazën finale të këtij kompeticioni duke përshtatur edhe sistemin e parë edhe në të shkuarën. Pritet që faza finale me 4 skuadra, pra gjysmëfinalet dhe finalet të luhen të gjitha me një ndeshje teke dhe në një vend.

Kjo gjë do të bëhet për të zgjatur disi këtë turne nga një ditë në një javë.

Gjithashtu, po mendohet që deri në gjysmëfinale të mos ketë më përplasje mes skuadrave të një shteti, por kjo është diçka që do të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat