​Detajet e kontratës së Inzaghit me Interin

Futboll

​Detajet e kontratës së Inzaghit me Interin

Më: 29 maj 2021 Në ora: 17:16
Simone Inzaghi

Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar, raporte të shumta pretendojnë se Simone Inzaghi nënshkroi kontratën dy-vjeçare me Interin mbrëmë.

Trajneri konfirmoi se po largohej nga Lazio pas 22 viteve si lojtarë dhe trajner në “Stadio Olimpico”, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

“Sky Sport Italia”, “Sportitalia”, “Gazzetta dello Sport” dhe shumë shumë media të tjera janë të sigurt se Inzaghi e ka hedhur formën në një marrëveshje dy-vjeçare me Interin mbrëmë.

Besohet se marrëveshja vlen 4 milionë euro për sezon plus 1 milion euro si bonuse.

“Nerazzurriët”nxituan të gjejnë një zëvendësim pasi Antonio Conte përfundoi kontratën e tij me pëlqim të përbashkët të mërkurën.

Pasi kishte fituar Scudetton, Conte nuk ishte i gatshëm të vazhdonte në këtë rol me reduktime të skuadrës dhe pagave.

“Gazzetta dello Sport” raporton që Inzaghi mbajti një takim me drejtorët për të diskutuar strategjinë e transferimeve dhe trajnimin para-sezonal, i cili duhet të fillojë më 10 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat