Mangala: Liverpool të detyron të luash në qendër

Futboll

Mangala: Liverpool të detyron të luash në qendër

Më: 29 maj 2021 Në ora: 18:44
Mangala: Liverpool të detyron të luash në qendër

Eliaquim Mangala, ish-mbrojtës i Manchester City, aktualisht pa skuadër, ka zbuluar disa nga sekretet e Pep Guardiola-s në një intervistë të dhënë për L’Equipe.

Në veçanti, ish-mbrojtësi i Qytetarëve ka kujtuar si Guardiola ka përgatitur ndeshjet kundër Liverpool-it:

“Para disa ndeshjesh, ndonjëherë u thotë lojtarëve U23 se çfarë duhet të bëjnë kundër skuadrës së parë”, ka thënë Mangala.

“Para Liverpool-it, për shembull, lojtarët e U23 duhet të lëvizin njësoj si Salah-Firmino-Mane, domethënë duke u nisur nga krahët dhe më pas duke sulmuar nga qendra”.

“Liverpool të detyron të luash në qendër dhe është një kurth. Lojtarët e U23 të City-t duhet të imitojnë stilin e tyre. Kështu e kemi përgatitur ndeshjen kundër Liverpool-it, me të rinjtë që bënin të njëjtat lëvizje të treshes së Të Kuqve”, ka shtuar Mangala.

“Ne duhej të gjenim një zgjidhje dhe më pas ai (Guardiola) do të na jepte të tijën. Të jep një kuptim ekstrem të kundërshtarit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat