“Nuk më plas për këtë…”, Havretz flet hapur pas fitores së Champion League

Futboll

“Nuk më plas për këtë…”, Havretz flet hapur pas fitores së Champion League

Më: 30 maj 2021 Në ora: 06:44
Kai Havertz

Heroi i Chelsea-t, Kai Havertz, ka folur për BT Sport pas finales së Champions League.

Gjermani ka qenë autori i golit që i dhuroi trofeun skuadrës së tij kundër Manchester City-t.

“Nuk e di çfarë të them. Me të vërtetë nuk e di. Kam pritur një kohë të gjatë”, ka thënë 21-vjeçari.

“Tani dua të falënderoj familjen tim, prindërit, gjyshen dhe të dashurën. Nuk e di çfarë të them. Kam pritur 15 vite për këtë moment”.

I pyetur nga gazetari se ka patur pak presion për shkak se është lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit, Havertz ka harruar për një moment se ishte në televizor dhe ka thënë:

“Të them të drejtën nuk më plas fare për këtë tani. Ne kemi fituar Champions League”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat