Tuchelin me kontratë të re

Futboll

Tuchelin me kontratë të re

Më: 30 maj 2021 Në ora: 12:57
Tuchelin me kontratë të re

Thomas Tuchel pritet të jetë trajner i Chelseas edhe për disa vite.

Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Tuchel ka bindur krerët e klubit londinez për t’i ofruar kontratë të re.

Sipas “The Guardian”, “Blutë” do t’i ofrojnë gjermanit kontratë të vlefshme deri në vitin 2023, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

47-vjeçari brenda pak ditëve do të takohet me krerët e klubit të Chelseas për të finalizuar marrëveshjen

Tuchel është trajner i Chelseas që nga 26 janari i këtij viti, kur kishte nënshkruar kontratë të vlefshme për 1 vit e gjysmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat