Ylli i Atleticos dëshiron kalimin te Man United

Futboll

Ylli i Atleticos dëshiron kalimin te Man United

Më: 31 maj 2021 Në ora: 00:20
Saul Niguez

Mesfushori i Atletico Madridit, Saul Niguez është i interesuar për transferimin te Manchester United.

Sipas Mirror, Saul do kërkojë që në verë të transferohet te “Djajtë e Kuq”, derisa Atletico thuhet se kërkon 40 milionë euro në shkëmbim.

Saul besohet të jetë ndër opsionet për mesfushorin defensivë që kërkon Ole Gunnar Solskjaer për ta përforcuar skuadrën.

Gjiganti i Premierligës mund të rivalizohet nga Juventus dhe PSG-ja, që kanë shprehur interesim për spanjollin në të kaluarën.

Sidoqoftë, Niguez preferon kalimin te United, me Juventusin si zgjedhje e dytë.

Saul ka klauzolë të lirimit me vlerë 60 milionë euro, por “Los Rijoblancos” do dëgjojnë oferta deri në 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat