​Liverpooli cakton çmimin për Xherdan Shaqirin, është mjaftë befasues

Futboll

​Liverpooli cakton çmimin për Xherdan Shaqirin, është mjaftë befasues

Më: 31 maj 2021 Në ora: 12:33
Xherdan Shaqiri

Sipas raporteve të fundit nga mediat angleze, Liverpooli është i përgatitur të shes anësorin Xherdan Shaqiri për 7 milionë funte këtë verë. Kuqezinjtë shpresojnë të mbledhin fonde përpara se të bëjnë ofertë për Yves Bissouma të Brightonit.

Jurgen Klopp tashmë ka transferuar Ibrahima Konate nga RB Leipzig ndërsa ai po përgatit një sezon shumë më të fortë se sa ai që sapo përfundoi.

Liverpooli kishte një periudhë katastrofike në mes të sezonin 2020/21 në Premier League, duke përfshirë humbjen e pesë ndeshjeve të njëpasnjëshme në shtëpi., përcjellë KosovaPress.

Sipas mediumit turk “Sabah Spor”, gjiganti anglez do të përpiqet ta shes Shaqirin për 7 milionë funte. Sulmuesi zviceran ka bërë vetëm 45 paraqitje në Premier League që kur u transferua nga Stoke City në vitin 2018.

Skuadrat turke Galatasaray dhe Fenerbahce janë të interesuar të nënshkruajnë me 29-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat