​Ja çfarë po ndodh me të ardhmen e Achraf Hakimit

Futboll

​Ja çfarë po ndodh me të ardhmen e Achraf Hakimit

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 12:06
Achraf Hakimi

Achraf Hakimi është emri që po përflitet më së shumti në javët e fundit pasi e ardhmja e tij te Interi tashmë është krejtësisht e pasigurt.

Kampioni i ri i Italisë është në telashe financiare dhe ka pranuar se duhet të sakrifikohet së paku një emër i madh dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse trajneri Antonio Conte vendosi që të largohej nga klubi.

Paris-Saint-Germain u raportua se doli me një ofertë konkrete drejtë Interit për Hakimin duke ofruar 60 milionë euro por e cila u refuzua menjëherë.

Është gazetari Frabirizio Romano ai i cili përditëson situatën e Hakimit duke thënë se PSG është e detyruar ta rrisë ofertën deri në 80 milionë euro sepse kjo është kërkesa e Interit.

Nga ana tjetër, sipas Romanos, Bayerni nuk është në këtë garë, ndërsa Chelsea po e vëzhgon nga afër këtë situatë po që mbetet prapa PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat