Man Utd dhe Arsenal në garë për Calhanoglun

Futboll

Man Utd dhe Arsenal në garë për Calhanoglun

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 12:23
Man Utd dhe Arsenal në garë për Calhanoglun

Manchester United dhe Arsenal janë të interesuar të nënshkruajnë me yllin e AC Milan, Hakan Calhanoglu, në afatin kalimtar të verës.

Sipas “Tuttosport”, Gunners dhe United janë të interesuar të nënshkruajnë me fantazistin turk, pasi ky i fundit ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Milanin.

Reprezentuesi i Turqisë shihet si zëvendësuesi i Martin Odegaard në Arsenal, ndërsa edhe Utd është i interesuar ta ketë në skuadër mesfushorin turk.

Interesim për Calhanoglun ka shprehur edhe skuadra e Juventusit, dhe mbetet të shihet e ardhmja e tij.

27- vjeçari, këtë edicion ka zhvilluar 43 paraqitje me fanellën e Milanit në të gjitha garat, duke realizuar nëntë gola dhe 13 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat