Brazili do të përballet me Ekuadorin, por ka probleme

Futboll

Brazili do të përballet me Ekuadorin, por ka probleme

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 12:52
Brazili do të përballet me Ekuadorin, por ka probleme

Anëtarët e kombëtares së Selecao janë thellësisht të pakënaqur që “Copa America” është zhvendosur në Brazil, një spostim i minutës së fundit prej pandemisë, vetëm disa javë para fillimit të turneut.

Tite ka zbuluar se ka bisedime të vazhdueshme midis lojtarëve të tij dhe presidentit të konfederatës, Rogerio Caboclo, rreth situatës së krijuar. Kolumbia dhe Argjentina u konsideruan të papërshtatshme për t’i zhvilluar ndeshjet e këtij kompeticioni për shkak të trazirave politike dhe Covid-19.

Brazili do të përballet me Ekuadorin në kualifikueset e Kupës së Botës të premten, me çështjen në fjalë që shqetëson lojtarët. “Ne iu kemi kërkuar lojtarëve që të përqendrohen vetëm te ndeshja kundër Ekuadorit, – tha trajneri Tite. – Pastaj, ata kanë kërkuar të flasin drejtpërdrejt me presidentin Caboclo.

Ishte një bisedë shumë e drejtpërdrejtë. Qëndrimi i lojtarëve është bërë gjithashtu shumë i qartë. Ne kemi një pozicion, por nuk do ta zbulojmë tani. Prioriteti ynë tani është të luajmë mirë dhe të fitojmë kundër Ekuadorit. E kuptojmë që situata do të bëhet e qartë pas kësaj ndërprerjeje ndërkombëtare.

Lojtarët kanë një mendim, ia kanë thënë presidentit. Ata do t’ua tregojnë edhe brazilianëve në kohën e duhur. Kjo ishte arsyeja pse Casemiro, kapiteni ynë, nuk ishte këtu për këtë konferencë shtypi”.

Ka pasur protesta në vend kundër qeverisë, lidhur me vendimin për ta sjellë “Copa America” në Brazil, pas shtimit të rasteve me Covid-19 dhe pasigurisë ekonomike. Sidoqoftë, vetë lojtarët brazilianë ende nuk kanë folur pse janë kundër pritjes së turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat