Pirlo në radarin e Evertonit

Futboll

Pirlo në radarin e Evertonit

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 16:21
Andrea Pirlo

Andrea Pirlo është në bisedime me skuadrën angleze, Everton.

Andrea Pirlo është ende duke kërkuar aventurë të re si trajner, pas largimit nga Juventusi,

Sipas “Daily Mail”, ish- trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Pirlo, është në bisedime me drejtuesit e Evertonit, këta të fundit janë në kërkim të një trajneri pas largimit të Ancelottit.

Përveç Pirlos, edhe emra si Rainieri dhe Gerrard po përmendën per stolin e trajnerit të Evertonit.

E ardhmja e Pirlos pritet të vendoset së shpejti, ai pati sezonin e tij të parë si trajner sezonin e kaluar me Juventusin, ku arriti të fitojë Kupën e Italisë dhe Super Kupën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat