Begolli “godet” Muriqin: Pse nuk ia lë dikujt tjetër të shënonte, Messi shënon dy herë tjerat ia lë shokëve

Futboll

Begolli “godet” Muriqin: Pse nuk ia lë dikujt tjetër të shënonte, Messi shënon dy herë tjerat ia lë shokëve

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 08:39
Granit Begolli

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar dy ndeshjet e para miqësore të muajit qershor.

“Dardanët” fillimisht mposhtën San Marinon më 1 qershor me rezultat të thellë 4-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkaq, tri ditë më vonë Kosova mposhti 1-2 Kombëtaren e Maltës në Austri.

Analisti dhe ish-drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli ka komentuar katër golat e Vedat Muriqit në përballjen ndaj San Marinos.

Në një mënyrë ai e ka kritikuar Vedat Muriqin, duke thënë se është dashur t’ia lë mundësinë të tjerëve.

“Jemi e vetmja kombëtare pa objektiva. Në këso lojë Muriqi i realizon katër gola. Pse nuk ja jep mundësinë dikujt tjetër të shënon. Messi i shënon dy gola, tjetrin ia lë dikujt tjetër”, deklaroi Begolli në emisionin “Ekipi A”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat