“Ka krijuar një super skuadër në 2 vite”, Vieri bën parashikimin e bujshëm

Futboll

“Ka krijuar një super skuadër në 2 vite”, Vieri bën parashikimin e bujshëm

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 00:47
Bobo Vieri

Bobo Vieri, gjatë lidhjes së tij të zakonshme në Twitch TV, ka bërë parashikimin e tij për Italinë në Europian.

“Kemi një skuadër të mirë, Chiellini dhe Bonuçi janë dy mjeshtër. Jorginho titullar te Chelsea kampion i Europës, Barella titullar tek Inter kampion i Italisë, Verratti titullar te PSG prej 10 vitesh, Chiesa dhe Insigne janë të fortë. Bastoni titullar tek Inter, e shikoj të fortë këtë Itali”, ka thënë ish-sulmuesi.

“Spinazzola më pëlqen shumë, më pëlqen kjo skuadër. Ka cilësi, Mancio ka krijuar një super skuadër në 2 vite. Mendoj se ka zgjedhur më të mirët, pres një Europian të madh”, ka shtuar Vieri.

“Donnarumma është mes 2-3 të parëve në botë, Immobile fitoi Këpucën e Artë sezonin e kaluar, duhet të bëjë disa gola më shumë në ndeshjet e rëndësishme. Do të jetë e vështirë të na mundin. Sigurisht, ka skuadra më të forta, por ne kemi një grup të madh, rini, eksperiencë dhe cilësi. Mendoj se do të shkojmë në finale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat