Pogba ka qenë gjithmonë i kritikuar

Futboll

Pogba ka qenë gjithmonë i kritikuar

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 11:53
Pogba ka qenë gjithmonë i kritikuar

Për vite është folur mbi një kthim të mundshëm të Paul Pogba te Juventusi. Francezi u kthye te Manchester United në vitin 2016 për një shumë prej 100 milionë eurosh, por asnjëherë nuk ka qenë protagonist me fanellën e skuadrës angleze. Jemi më 2021, ende ka thashetheme në lidhje me “Pogback”, pra veshjen sërish të fanellës bardhezi.

Këtë herë, jo vetëm thashetheme, por dhe indicia, që ndezin dëshirën e tifozëve të Juventusit. Vetë lojtari francez iu përgjigj ish-shokut të tij të skuadrës, Claudio Marchisio, përmes Instagramit. Duke komentuar një postim të Pogba, Marchisio kërkoi që kampioni i motës 2018 të kthehej. Përgjigja e francezit ndezi fansat bardhezinj: “Ok Princ, destinacioni tjetër Torino”.

Një frazë mes miqve, e cila gjithsesi ndezi tifozët e Juventusit dhe Manchester United. Me “Zonjën e Vjetër”, Pogba është bërë një nga mesfushorët më të fortë në botë (dhe për disa kohë mbase numri një në përgjithësi), duke fituar disa tituj. Te Juventusi ishte një idhull absolut.

Në Manchester, nga ana tjetër, Pogba ka qenë gjithmonë i kritikuar, duke fituar Ligën e Europës, por asnjëherë Premier League apo Champions. Barcelona dhe PSG vazhdojnë të jenë destinacione të tjera të mundshme, por tani “Il Polpo” është ende pjesë e ekipit britanik.

Për Pogba, kontrata skadon më 2022 dhe rrezikon të largohet falas kur të mbushë 29 vjeç. Për këtë arsye, pa një rinovim të kontratës në horizont, një transferim duket i mundur për të fituar para, në La Liga, Ligue 1 ose Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat