Lineker dhe Shearer i bashkon pika e dobët të Anglisë

Futboll

Lineker dhe Shearer i bashkon pika e dobët të Anglisë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 11:00
Lineker dhe Shearer i bashkon pika e dobët të Anglisë

Gary Lineker dhe Alan Shearer janë të bindur se skuadra e talentuar e Anglisë mund t’i çojë ata në fazat e fundit të Kampionatit Europian, megjithëse dyshojnë se çështjet mbrojtëse mund t’i përndjekin “Tre Luanët”. Skuadra e Gareth Southgate e fillon fushatën e saj në “Euro 2020” më 13 qershor, kundër Kroacisë. Lineker dhe Shearer janë të ngazëllyer nga potenciali i kombëtares angleze.

Lineker tha: “Pritshmëria është e kënaqshme, e di që ndonjëherë është shpresa që të vret, por për herë të parë pas një kohe të gjatë, Anglia ka një skuadër që mund të garojë. E di që kemi arritur në gjysmëfinale tri vite më parë, por patëm pak fat atje. Mund të nevojitet pak përvojë në përgjithësi, mund të jemi paksa të lehtë në pozicione të caktuara, sidomos në mbrojtjen qendrore dhe në portë, por kemi disa talente të shkëlqyera në mesfushë dhe përpara.

Gjithashtu, për herë të pare, pas një kohe të gjatë, kemi forcë në thellësi dhe kjo është e rëndësishme. Në atë që ka qenë një sezon i gjatë, Gareth Southgate mund të aplikojë rotacionet. Njerëzit vazhdojnë të thonë: cili është formacioni më i mire i Anglisë? Unë nuk mendoj se Anglia do të ketë një 11-she startuese të vazhdueshme, veçanërisht për shkak të talentit nga mesfusha e përpara.

Trajneri do të jetë në gjendje të aktivizojë zëvendësues të një cilësie të barabartë, çka do të jetë shumë e rëndësishme. Unë mendoj se e ardhmja është shumë e ndritur për Anglinë. Kjo verë mund të jetë shumë herët, por faza e grupeve duhet kaluar pa problem. Pas kësaj, shorti do të jetë shumë i vështirë. Mund të jetë një nga Franca, Portugalia ose Gjermania. Ne do të shohim dhe mendoj se me kaq shumë talente, duhet të bëjmë mirë”.

Nga ana e tij, Shearer nënvizoi: “Ka gjithmonë pritshmëri për Anglinë, por kësaj here mund të ketë pak më shumë se në turnetë e mëparshëm. Ne arritëm në gjysmëfinale të Kupës së Botës, megjithëse me një rrugë më miqësore. Me talentin në këtë kombëtare është më e mira që kemi pasur për një kohë të gjatë.

Kjo është veçanërisht e vërtetë në pozicionet përpara, duke shtuar Mount, Foden, Sancho, Grealish, Rashford dhe Harry Kane. Unë nuk mendoj se shënimi dhe krijimi i golave ​​do të jetë një problem, por shqetësimi është në anën tjetër, për sa i përket mbrojtjes. Franca do të jetë favoritja dhe me të drejtë, kur shikoni disa nga lojtarët që ka ajo: Mbappe, Griezmann, Pogba dhe Benzema”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat