Edhe një shqiptar ne Bundesligë

Futboll

Edhe një shqiptar ne Bundesligë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 12:11
Edhe një shqiptar ne Bundesligë

Portieri shumë i talentuar, reprezentuesi i seleksionit U20 të Gjermanisë, Diant Ramaj është futbollisti më i ri në Bundesligën gjermane. 

Dianti i lindur me 19.09.2001, anëtar i deritashëm i 1. FC Heidenheim (U19) u bë anëtari më i ri i Eintracht Frankfurt, që sivjet do të luajë në Europalige.

Dianti në karrierën e tij ka 88 ndeshje të zhvilluara me U17 e U19 në Bundesligën gjermane për Stuttgart e Heidenheim si dhe 9 ndeshje për reprezentacionet gjermane U17, U19 e U20.

Dianti pos shtetësisë gjermane ka edhe shtetësinë e Kosovës.

FFK duhet të orientohet kah dy ose tri ligat profesionale në Gjermani ku ka edhe talente të tjerë, e pastaj në ligat amatore të Gjermanisë apo shteteve tjera ku futbolli nuk është në një shkallë aq të lartë për nga cilësia, siç është duke vepruar deri me tash, ka shkruar Miftar Dragidella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat