Kosovë – Gambi, bastoret sportive i zbulojnë kuotat

Futboll

Kosovë – Gambi, bastoret sportive i zbulojnë kuotat

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 13:20
Kosovë – Gambi, bastoret sportive i zbulojnë kuotat

Kosova do të zhvillojë edhe ndeshjen e fundit miqësore për muajin qershor.

Dardanët për ndeshjen e katërt me radhë do të takohen me Gambinë, përfaqësuese kjo që nuk është mposhtur asnjëherë në miqësoret e këtij muaji.

Gambia është favorite në ndeshjen miqësore ndaj Kosovës, sipas shtëpive të basteve.

Në këtë ndeshje Gambia është kuotuar me notë 2.15, ndërsa fitorja e Kosovës me 3.20. Kurse barazimi me kuotë 3.10.

Të besuarit e Bernard Challandes do të jenë sërish futbollistë nga Superliga dhe disa të tjerë nga ekipet evropiane, tekniku zviceran këtë duel e cilëson me të vështirë se me Guinenë, ku Gambia e ka mposhtur Guinenë me rezultat 1:0. Ndërsa, Kosova ka humbur me rezultat 1:2 ndaj Guinesë.

Kosova me këtë ndeshje e përmbyll ciklin e miqësoreve për këtë muaj dhe kërkon ta mbyll me një rezultat pozitiv, shkruan gezataolle. Dardanët dhe Gambia do të luajnë sot në Antalia te Turqisë, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat