Bejtullai para Euro 2020: Tifozët duhet të na besojnë

Futboll

Bejtullai para Euro 2020: Tifozët duhet të na besojnë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 qershor 2021 Në ora: 15:44
Bejtullai para Euro 2020: Tifozët duhet të na besojnë

Egzon Bejtullai, mbrojtësi i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, është i lumtur që do të luajë në Euro 2020. 

"Ne e gjetëm veten atje ku dëshironim të ishim, në Kampionatin Evropian. 

Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre kombëtare, shpresoj të bëj më të mirën për të arritur rezultatin më të mirë. 

Çdo futbollist ka presion, ne dimë si ta trajtojmë atë. 

Ka sulmues të mirë në ekipet e tjera kombëtare, por ne gjithashtu kemi lojtarë të mirë që luajnë në ekipe të mira. Unë do të bëj më të mirën për Maqedoninë" tha Bejtullai për portalin maqedon “Sportmedia”..

"Tifozët duhet të na besojnë, loja jonë na solli këtu. Ata duhet të besojnë sepse ne mund t'i befasojmë ata. Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë e mirë”, tha më tej.

"Ne luajmë futboll shumë të mirë, stili i lojës nuk duhet të ndryshohet. Nëse kemi një rezultat, pse të mos mbrohemi? Por nëse nuk kemi një rezultat të mirë, atëherë do të sulmojmë”, - përfundon Bejtullai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat