​Liverpooli fillon bisedimet për Neuhaus

Futboll

​Liverpooli fillon bisedimet për Neuhaus

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 17:23
Florian Neuhaus

Jurgen Klopp e kërkon mesfushorin si zëvendësues të Gini Wijnaldum.

Gjiganti anglez Liverpooli është në bisedime për të nënshkruar me mesfushorin e Borussia Monchengladbach Florian Neuhaus, raporton “Sport1”.

Raportohet që Jurgen Klopp e ka identifikuar atë si lojtarin që do ta zëvendësoj Gini Wijnaldum, dhe se janë zhvilluar bisedime ditëve të fundit me kampin e Neuhaus e po ashtu edhe me skuadrën e Monchengladbach.

Sidoqoftë, nuk ka pasur ndonjë ofertë zyrtare drejt klubit, por spekulohet se për të siguruar shërbimet e mesfushorit 24 vjeçar, Liverpooli duhet të paguaj dëmshpërblim prej 40 milionë eurosh.

Në sezonin që lamë pas, Neuhaus ka bërë 33 paraqitje në Bundesligën gjermane, duke regjistruar gjashtë gola dhe gjashtë asistime për skuadrën e Borussia Monchengladbachut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat