Lewandowski nuk preket

Futboll

Lewandowski nuk preket

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 17:43
Lewandowski nuk preket

Robert Lewandowski nuk preket. Presidenti i Bajern Mynih, Herbert Hainer, ka lënë të kuptohet se sulmuesi polak nuk do të lëvizë nga bavarezët. Duke folur për faqen e klubit, ai theksoi se polaku nuk do të shitej nga një klub ku ishte bërë legjendë e që synonte rinovimin me të.

“Robert është sulmuesi më i mirë në botë. Ka kontratë edhe për dy vite këtu dhe imagjinoj që do ta mbajmë edhe më gjatë. Në këtë moment është në kuotën e 277 golave me ne, nëse do të jetë i shëndetshëm e do të zgjatë marrëveshjen, është e mundur që të kalojë rekordin e 365 golave të Gerd Myler. Robert është një dhuratë nga qielli për ne”, ishin elozhet e Hainer për sulmuesin.

Ndërkohë, ai ka theksuar se Bajerni po tregohej më i kujdesshëm me financat, që ishin goditur nga COVID-19. “Askush nuk duhet të nënvlerësojë efektet e COVID-19, edhe pse e kemi kaluar situatën me qetësi.

Por ka lënë shenjë te të gjithë, edhe te ne. Me përjashtim të Upamekano, këtë verë nuk do të bëjmë lëvizje të mëdha. Kemi afruar Omar Riçards dhe kthehen 7 lojtarë që ishin në huazim. Duam të përmirësohemi, por kemi një ekip me një cilësi aq të lartë sa nuk kemi nevojë për blerje të jashtëzakonshme.

Kur dëgjoj disa shifra të caktuara në merkato, pyes seriozisht veten si janë në gjendje që të veprojnë disa klube, sidomos pasi shumë prej tyre janë të mbytura nga borxhet. Nuk mund të veprosh gjithmonë  mbi mundësitë tua”, ishin fjalët e drejtuesit të Bajernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat