Milaim Rama tregon për favoritin e Euro 2020 dhe si e sheh Zvicrën

Futboll

Milaim Rama tregon për favoritin e Euro 2020 dhe si e sheh Zvicrën

Nga: Kemajl Goca Më: 11 qershor 2021 Në ora: 20:18
Milaim Rama, foto bernerzeitung

Ish futbollisti i mirënjohur, Milaim Rama, me padurim po e pret edhe sfidën e parë të sotme mes Turqisë dhe Italisë, gjithashtu edhe ndeshjet tjera në ditët vijuese, sidomos Kombëtaren e Zvicrës.

Ish reprezentuesi i Zvicrës, beson se Zvicra do të kaloj grupin A, ku është në grup me Italinë, Turqinë dhe Uellsin. 

“Do të jetë një kampionat shumë i veçantë. 

Arsyeja është që do të luhet në 11 qytete evropiane dhe do të jetë edhe interesant. 

Sigurisht do të kemi shumë lojëra të bukura edhe pse stadiumet nuk do të janë të mbushura me tifozë”, thotë Rama për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Si e sheh Zvicrën në Grupin A dhe kush është favorit për të fituar Kampionatin Evropian?

“Në Grupin e Zvicrës mendoj që Italia do të jetë e para dhe Zvicra në vendin e dytë. Favorit e shoh Anglinë”, përgjigjet Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat