Reprezentuesi i Kosovës shpërthen në lot: Na i dogjën shtëpinë!

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës shpërthen në lot: Na i dogjën shtëpinë!

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 14:16
Reprezentuesi i Kosovës shpërthen në lot: Na i dogjën shtëpinë!

Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha i ka prekur të gjithë me rrëfimin e tij. Në emisionin “E premtja me Halilin”, mesfushori nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa kujtonte të kaluarën e tij shumë të vështirë.

Berisha tregon se në fëmijërinë e tij, është rritur në një familje me vështirësi të mëdha ekonomike.

Më tej ai shton, se babai i tij ka sakrifikuar shumë për të arritur deri këtu.

“Nuk kemi pasur të ardhura. Unë jam rritur jashtë, por edhe babai im është larguar shumë i ri. Në luftë na dogjën shtëpinë. Ka mbajtur 3 punë. Për të na mbajtur ne dhe familjen në Kosovë.

Pas luftë jemi kthyer në Kosovë për të bërë shtëpinë. Ishte diçka e madhe. Kur ke zemër dhe do të bësh mirë, Zoti ta jep mundësinë. Ma merr mendja se çdo njeriu Zoti ia jep mundësinë dhe duhet ta shfrytëzoni mundësinë. Babai është idhulli im”, tha Berisha mes lotësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat