Bardhi: Do të shohim se ku janë gabimet tona

Futboll

Bardhi: Do të shohim se ku janë gabimet tona

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 23:21
Bardhi: Do të shohim se ku janë gabimet tona

Enis Bardhi pas ndeshjes me Austrinë, të cilën ndeshje Maqedonia e Veriut e humbi me rezultat 3-1, ka thënë se ishte një paraqitje e mirë.

Maqedonasit debutuan me humbje në Kampionatin Evropian, mirëpo ende kanë shpresë se mundtë kalojnë grupin, pasi ishte vetëm ndeshje e parë.

Bardhi deklaroi pas ndeshjes se për një nuancë ishin më të mirë, mirëpo që bënë gabime shumë, duke lëshuar raste shënimi.

“Normal që është e vështirë që të luftosh ndaj më të mirëve. Mendoj se në momente ne ishim më të mirë, mirëpo ata i shfrytëzuan rastet dhe ky është futbolli”, ka deklaruar ai pas ndeshjes.

“Jam i lumtur që jemi këtu, më gëzon fakti se ekipi është gjallë, kemi edhe dy ndeshje. Do të shohim se ku janë gabimet tona, do i analizojmë të gjitha ato”.

“ Gjatë këtyre ditëve të pushojmë mirë dhe të besojmë se do luajmë edhe më mirë në ndeshjet e radhës”, shtoi më tej Bardhi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat