Musta bëhet me skuadër të re

Futboll

Musta bëhet me skuadër të re

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 11:14
Musta bëhet me skuadër të re

Mbrojtësi shqiptar, Emiljano Musta, është bërë me skuadër të re, duke mos preferuar të transferohet në Kosovë.

Musta u largua nga Laçi ditë më parë derisa tashmë ka firmosur për skuadrën e Partizanit të Tiranës, kontratë dy-vjeçare.

Musta i është bashkuar Partizanit në stërvitje dhe 29-vjeçari u bë afrimi i parë i të kuqve në këtë verë.

Mbrojtësi firmosi për dy vite, duke marrë një pagë prej 4 mijë eurosh në muaj.

Së bashku me bonuset, Musta pritet të përfitojë rreth 45 mijë euro në vit, çka çon në total 90 mijë euro për dy sezone, shkruan “Panorama”.

Për shërbimet e mbrojtësit të majtë janë interesuar edhe skuadrat kosovare, Gjilani e Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat