Partizani fiton ndaj Shkupit

Futboll

Partizani fiton ndaj Shkupit

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 23:42
Partizani fiton ndaj Shkupit

Partizani nga Tirana ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj FC Shkupit në miqësoren e zhvilluar në Ohër, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo ndeshja e parë për të dyja skuadrat, mirëpo me Partizanin që dukej shumë më i përgatitur, gjithnjë nga ajo që tregoi në fushën e blertë.

Sulmet e skuadrës shqiptare nga Tirana ishin të njëpasnjëshme, ndërsa goli erdhi vetëm në minutën e 20-të më anë të Esat Malës, që përfitoi nga një dalje jo e sigurtë e portierit Naumovski.

FC Shkupi u kanos fare në fund me anë të mbrojtësit Ruatubaje, mirëpo goditja e këtij të fundit përfundoi vetëm mbi portë.

Kujtojmë që të dyja skuadrat në Ohër po përgatiten në prag të ndeshjeve europiane në Europe Conference League.

FC Shkupi me 8 korrik do të përballet me Llapin e Kosovës, ndërkohë Partizani i Ilir Dajës për kundërshtarë do të ketë FC Sfintul George nga Moldavia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat