Ulpiana fillon përgatitjet për Superligë, nënshkruan me trajnerin nga Shqipëria

Futboll

Ulpiana fillon përgatitjet për Superligë, nënshkruan me trajnerin nga Shqipëria

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 18:52
Ulpiana fillon përgatitjet për Superligë, nënshkruan me trajnerin nga Shqipëria

Skuadra e Ulpianës gjatë ditës së sotme ka nënshkruar me trajnerin e njohur nga Shqipëria, Edlir Tetova.

Ish-ndihmëstrajneri i Tiranës do të jetë pjesë e stafit lipjanas sezonin e ardhshëm, transmeton Ulpianapress.

Ai ka punuar si ndihmëstrajner në KF Tirana, kurse në CV-në e tij të pasur si lojtar figurojnë edhe kupa e Shqipërisë me Teuten në vitin 2000 si dhe kampion me Elbasanin ne vitin 2005-06.

Tetova e zëvendëson Ademin i cili do të jetë ndihmës i tij.

Tetova do të zyrtarizohet si trajner i klubit bardhekaltër në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat