Drita me përforcim të madh

Futboll

Drita me përforcim të madh

Nga: K.G. Më: 18 qershor 2021 Në ora: 22:02
Drita me përforcim të madh

Skuadra e Dritës nga Gjilani përforcohet me Marko Simonovski. 

Ky është ndër përforcimet më të mëdha. 

Skuadra nga Gjilani garon në garat evropiane përkatësisht në Conference League dhe për rival ka skuadrën shqiptare nga Mali i Zi, Deçiq i Tuzit.

“Simonovski zyrtarisht bardh e kaltër!

Sot ka arritur edhe përforcimi i radhës për klubin tonë!

Marko Simonovski është pritur nga presidenti i klubit z. Valon Murseli i cili i ka dëshiruar mirëseardhje lojtarit në familjen bardh e kaltër.

Marrëveshja është nënshkruar dhe Marko do të jetë i yni për një vit!

Simonovski luan në pozitën e qendër sulmuesit i cili vitin e fundit luajti për ekipin e FC Feronikelit, dhe tani do të jetë i gatshëm edhe për garat europiane për klubin tonë!
Klubi jonë e falënderon ekipin e Feronikelit që e lejoi Simonovskin para kohe të bashkohet me ne për përgaditjet që klubi po i bënë për ndeshjet e Europës!”, njofton KF Drita.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat