Milani ngulmon për Kamara

Futboll

Milani ngulmon për Kamara

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 15:36
Milani ngulmon për Kamara

Boubacar Kamara është objektivi më i ri për merkaton e Milanit. Mediat franceze raportojnë se klubi kuqezi është afruar ndjeshëm me futbollistin 20-vjeçar në pronësi të Marseille-s dhe ka nisur negociatat me drejtuesit e këtyre të fundit.

Klubi francez ka vënë një çmim paraprak prej 20 milionë eurosh për Kamara, ndërsa Milani ka bërë një ofertë të parë prej 12 milionë eurosh, por shumë shpejt marrëveshja mund të arrihet përreth 15 milionë euro plus bonuset.

Boubacar Kamara e ka nisur karrierën si qendërmbrojtës, por ka spikatur për aftësitë e larta teknike dhe shpesh ka luajtur me sukses edhe si mesfushor, duke u shndërruar në një futbollist polivalent.

Pikërisht për këtë arsye pëlqehet edhe nga Maldini, që dëshiron të vërë në dispozicion të Piolit një futbollist që mund të mbulojë disa role në fushë dhe t’i japë mundësi trajnerit të ndryshojë rreshtim lehtësisht gjatë ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat