Pogba i gatshëm për t'u larguar

Futboll

Pogba i gatshëm për t'u larguar

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 11:58
Pogba i gatshëm për t'u larguar

Paul Pogba mund të largohet si lojtar i lirë nga Manchester United.

Pogba vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga “Old Trafford”, por kjo mund të mos ndodhë as gjatë këtij viti.

“Sunday Mirror” shkruan se mesfushori francez është i gatshëm të qëndroj te “Djajtë e Kuq” edhe për një sezon, për t’u larguar pastaj si lojtar i lirë në vitin e ardhshëm.

Kontrata e 28-vjeçarit me Manchester United skadon më 30 qershor 2022.

Ish-klubi i tij, Juventusi, dhe Real Madridi raportohet të jenë klubet e interesuara për transferimin e Paul Pogbas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat