Tetova trajneri i ri i Ulpianës

Futboll

Tetova trajneri i ri i Ulpianës

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 14:44
Edlir Tetova

Klubi i Ulpianës nga qyteti i Lipjanit do të bëj gara sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës.

Ata në sezonin e ri do të udhëhiqen nga trajneri shqiptar, Edlir Tetova.

Lajmin e ka konfirmuar vet Tetova i cili tha se prezantimi i tij do të bëhet në ditët në vijim.

Ulpiana arriti të shpallej kampion në grupin e saj në Ligën e Parë. Trajner i Ulpianës sezonin e kaluar ishte Fadil Ademi.

Tetova është 28 vjeçar dhe në të kaluarën ka punuar si ndihmëstrajner te Skendërbeu, Kukësi dhe Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat