​Flet Calhanoglu: Po, kam arritur marrëveshje me Interin

Futboll

​Flet Calhanoglu: Po, kam arritur marrëveshje me Interin

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 15:54
Hakan Calhanoglu

Mesfushori turk Hakan Calhanoglu e ka konfirmuar se ai tashmë ka arritur një marrëveshje me rivalin e Milanit, Interin.

Zikaltërit u futën fuqishme në garë për shërbimet e tij pasi Calhanoglu shihet se lojtari që mund ta zëvendësojë danezin Christian Eriksen i cili nuk dihet nëse do të mund të luajë sërish futboll pas arrestit kardiak të cilin e pësoi gjatë ndeshjes së Euro 2020 kundër Finlandës.

“Po, kam arritur marrëveshje me Interin. Tani do të fluturoj drejte qytetit të Milanos dhe nesër do ta nënshkruaj kontratën”, ka thënë Calhanoglu për “TrtSport”.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë me Interin deri në vitin 2024 dhe do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat