Calhanoglu, çfarë tradhtie Milanit

Futboll

Calhanoglu, çfarë tradhtie Milanit

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 16:46
Hakan Calhanoglu

E bujshme por e vërtetë! Hakan Calhanoglu te Interi me parametra zero. Nesër vizitat mjekësore dhe pastaj firma. Këtë lajm nuk e konfirmon vetëm media, por vetë futbollisti që ka folur sot në mëngjes…

Mesfushori turk i tha TRT SPORT shkurtimisht: “Kam gjetur një marrëveshje me Interin, do të shkoj atje.

Nesër do të nënshkruaj kontratën time me Interin për tre vjet me një opsion për vitin e katërt”.

Një thikë në zemër për tifozët e Milanit, sepse vetëm përpara pak kohësh, përpara se të niste Europiani, Calhanoglu tha se “prioriteti është Milani dhe jam lojtar kuqezi. Do të flas me Maldini dhe Massara pas Europianit”…

Por, nuk pati kohë për të humbur dhe menjëherë e caktoi të ardhmen e tij, duke refuzuar 4 mln eurot në sezon që i jepte Milani.

Calha do të fitojë 5 mln euro në sezon dhe 1 mln euro shtesë bonus te Interi duke marrë kështu vendin e Christian Eriksen, që me shumë mundësi nuk do të luajë më në Serie A pas problemit që pati në Europian dhe arrestin kardiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat