Selektori i Holandës: Kemi pasur progrese

Futboll

Selektori i Holandës: Kemi pasur progrese

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 12:00
Selektori i Holandës: Kemi pasur progrese

“Aspekti më i rëndësishëm është që të gjithë mbetën pa dëmtime. Një pjesë e lojtarëve, Dejli Blind dhe Patrik van Anholt, kanë më në fund 90 minuta në këmbët e tyre. Edhe kjo është e rëndësishme. Normalisht jam shumë i lumtur, mbyllim grupin me nëntë pikë dhe një diferencë golash 8- 2”.

Skuadra e Frenk de Burit, i cili u prononcua për mikrofonat e “NOS” pas fitores 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, e nisi keq në Amsterdam, por kaloi në avantazh pas 24 minutash pas golit të Memfis Depajit.

Sulmuesi i Holandës realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë me shokun e tij të sulmit Doniel Malen, pasi Maqedonia kishte goditur një shtyllë dhe shënuar një gol në pozicion jashtë loje.

SKEMA – De Bur normalisht u pyet sërish për sistemin e lojës: 5-3-2 apo 4-3-3, pas ndryshimit të sistemit me aktivizimin e Berguis dhe Timber: “Krijuam mjaft shanse në pjesën e parë, por nuk u treguam aq të shpërqendruar në pjesën e dytë. Kjo ishte diferenca, sipas meje. Në fund, sistemi nuk ka shumë rëndësi. Pati shumë lojtarë në sulm në të dyja rastet, vetëm interpretimi është ndryshe. Mund të luajmë shumë mirë me të dyja skemat dhe e kemi treguar edhe më përpara”.

ZGJEDHJET – Në gjysmën e pjesës së dytë, Vegorst dhe Promes u aktivizuan në vendin e Malenit dhe Depajit, të cilët ishin yjet në fushë së bashku me Vajnaldumin: “Natyrisht, Vegorstit do t’i kishte pëlqyer të aktivizohej sërish nga fillimi, por priste diçka ndryshe. Mendoj se edhe ai është paraqitur mirë.

Rezultoi i pafat duke goditur traversën pas një goditjeje të mirë. 1/8-at? Jo, nuk e di ende se çfarë do të bëj, nuk e dimë ende kundërshtarin.

Nëse kemi nevojë për më shumë se një pikë referimi, me shumë mundësi do të zgjedh Vegorstin”. De Bur i është rikthyer me dëshirë fazës së grupeve, ku skuadra portokalli ka avancuar në mënyrë bindëse në turin me eliminim direkt: “Mendoj se kemi luajtur në mënyrë brilante në disa raste, edhe sot (dje). Kemi pasur progrese në të gjitha këndvështrimet dhe atmosfera me besimin janë të mira”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat