Cila më afër?

Futboll

Cila më afër?

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:44
Cila më afër?

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë) do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.

Në program për t’u zhvilluar janë katër ndeshje, teksa dy prej tyre janë në kuadër të Grupit F.

Gjermania – Hungaria dhe Portugalia – Franca, janë ndeshjet që zhvillohen nga ora 21:00. Nga ky grup, kalimin tutje e kanë siguruar vetëm francezët.

Renditja është kjo:

Franca ka kaluar tutje dhe do të përfundojë e para në grup nëse fiton, ose nëse barazon dhe Gjermania nuk mposht Hungarinë.

Gjermania do të kalojë tutje vetëm nëse shmangin humbjen. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë dhe Franca jo. Gjermania do të përfundojë e treta nëse barazon dhe Franca humb, ose nëse Gjermania dhe Portugalia humbasin.

Portugalia do të kalojë tutje nëse shmangin humbjen. Ata do të përfundojnë të parët nëse fitojnë dhe Gjermania jo. Portugalia do të përfundojë e katërta nëse humbin dhe Gjermania gjithashtu pëson humbje.

Hungaria do të kalojë tutje nëse fiton. Nëse ata fitojnë dhe Franca humb, vendi i dytë do të vendoset me diferencën e përgjithshme të golave (pasi Franca dhe Hungaria mes vete kanë luajtur baras). Hungaria do të përfundojë e treta nëse fiton dhe ndeshja tjetër mbyllet baras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat